Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr sot për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore trupa gjykuese është tërhequr për vendim.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit 2024, e ka konsideruar arrestimin e tij një proces me sfond politik.

Ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb