Sot , prokurori Sotir Kllapi pritet t’i bëjë me dije zyrtarisht ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përfundimin e hetimeve ndaj tij.

Sipas një njoftimi nga Partia e Lirisë, në orën 11:15, avokati Kujtim Cakrani do të mbajë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, lidhur me këtë zhvillim procedural që ka të bëjë me çështjen ndaj Ilir Metës.

Ky komunikim ishte planifikuar fillimisht për të hënën e kaluar, por u shty për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës, i cili ndodhej jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, procedura u zhvendos për në fillim të kësaj jave.

Më herët, më 27 maj, Metës i janë bërë të ditura zyrtarisht akuzat ndaj tij, ndërkohë që njoftimi për mbylljen e hetimeve është bërë edhe për Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema Cokun dhe Fatime Kryemadhin.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: