Belind Këlliçi ke hedhur akuza të forta. Në një intervistë për gazetaren e News24, Klodiana Lala Këlliçi theksoi se janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në Xhami.

“Është e paprecendentë, janë hedhur bombola gazi helmuese brenda në Xhami. Ushtari Ilir Proda, është bandit.  të pretendosh rregull nga ushtar të karteleve të trafikut dhe krimit është çmenduri. Hidhet gaz në mënyrë ë paprecedent. Nuk ka asnjë revolt. Por dhuna policore ka sjellë edhe reagimin”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se qëllimi i policisë është të ndalojë tubimin, por protesta tha ai është një e drejtë e qytetarëve. I pyetur nëse ekzistonte mundësia e ngritjes së një çadre, Këlliçi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura.

“Këto zëra kanë qarkulluar në mediat e qeverisë. Nuk ka një gjë të tillë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: