Në rrjete sociale po qarkullojnë imazhe tronditëse të pengjeve izraelite. Në pamjet e publikuara, shihet momentet e fundit të pengjeve izraelite në tunelet e Hamasit, ku dyshohet se bëhet fjalë për Krishtlindjet e vitit 2023.

Pamjet u ndanë nga IDF ku shihet gjashtë pengje, burra dhe gra, duke festuar festën që e quajnë, “Hanukkah”, ndërsa sipas informacioneve ata u ekzekutuan më vonë nga anëtarë të organizatës terroriste.

Ushtria izraelite ka publikuar edhe emrat e tyre, duke thënë se janë Hersh Goldberg-Polin, Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Almog Saroussi, Ori Danino dhe Alex Lobanov.

Trupat e gjashtë pengjeve u zbuluan në fund të gushti të 2024, në një tunel.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: