Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara nga Maxar Technologies kanë dhënë një pasqyrë të dëmeve në dy objekte të tjera bërthamore të synuara nga SHBA-të: Isfahan dhe Natanz.

Fotot satelitore tregojnë shkatërrime të reja të gjera në Isfahan – shenja të zeza djegieje, ndërtesa të shembura dhe mbeturina në të gjithë kompleksin. Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu dy kratere në impiantin e pasurimit të Natanzit.

Këto lloj krateresh janë në përputhje me ato të para në centralin bërthamor Fordo , ku SHBA-të gjithashtu vendosën bombat e tyre “shkatërruese të bunkerëve” GBU-57, të cilat depërtojnë thellë para se të shpërthejnë. Natanzi ishte goditur edhe më parë nga Izraeli.

  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb