Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla ka falenderuar Qeverinë gjermane dhe GIZ Albania për projektet e shumta që ka financuar në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se falë bashkëpunimit të shkëlqyer u arrit të ndërtojet në Cërrik një impiant të kompostimit të mbetjeve organike.

Falë këtij projekti mbetjet transformohen në pleh organik, e plehu u shitet fermerëve ose përdoret për hapësirat e gjelbra të Bashkisë Cërrik.

Sipas Ballës falë këtij projekti janë punësuar afro dhjetë profesionistë të trajnuar nga ekspertët e GIZ/DKTI dhe mbështeten nga 85 punëtorë sezonalë që angazhohen në grumbullim, pastrim dhe në trajtimin e mbetjeve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Mirënjohje Qeverisë gjermane dhe GIZ Albania për projektet e shumta që kemi arritur të çojmë përpara. Falë këtij bashkëpunimi arritëm të ndërtojmë në Cërrik një impiant të kompostimit të mbetjeve organike ♻️ Mbetjet transformohen në pleh organik, e plehu u shitet fermerëve ose përdoret për hapësirat e gjelbra të Bashkisë Cërrik.

Aty janë punësuar afro dhjetë profesionistë të trajnuar nga ekspertët e GIZ/DKTI dhe mbështeten nga 85 punëtorë sezonalë që angazhohen në grumbullim, pastrim dhe në trajtimin e mbetjeve.

Balla Fb
Balla Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb