Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.
Rama u foli në lidhje me ndërtimet pa leje, sidomos ato në zonën e Thethit, ndërsa theksoi sërish nevojën për reformë territoriale.
Ai i cilësoi policitë bashkiake dhe IMT, struktura shumë problematike që kanë nevojë për ndryshim.
“Ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale. Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur është një vepër penale edhe më e rëndë. IKMT ka nisur të veprojë, por duhet thënë që qoftë në Theth, qoftë në Vlorë apo territore të tjera, dobësia e madhe e IMT, edhe policitë bashkiake, struktura problematike, deri në pikën që me përjashtime të rralla nuk janë zgjidhje.
E domososhme për një ndërhyrje në reformën territoriale, që duhet të përfshirë IMT policitë bashkiake, IKMT, zyrat e urbanistikës. Koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë”, tha ai.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
“Shkarkimi i drejtorit të Policisë në Shkodër, shembull për të gjithë”, Rama: Asnjë s’mund të justifikohet duke thënë ‘nuk dija gjë’
-
“Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen”, Rama: Vota masive më 11 maj shton përgjegjësinë!
-
“Bari i varrezave është bërë si kallam”, Rama kritika Llatjas, paralajmëron shkarkime të tjera: Do të të falej nëse Elbasani do ishte sa Shanghai!
-
Genc Deromemaj i PD drejtor Kadastre i Vlorës, Rama: PS s’kishte më burime, kaluam nga krahu tjetër
-
Rama “kapet” me kryebashkiakun e Dropullit: Ç’ke Dhimo, ke që në fillim që bën ça gjeste të çuditshme?!
-
Rama kritikë kryetarëve të bashkive: Departamentet e bujqësisë, qesharake dhe të krijuara për qoka! Duhet rol proaktiv, lidhni fermerët me bankat
-
“Kontroll mbi ndërtimet me satelitë dhe dronë, kamera 24/7 në kantierë”, Rama: Do të forcohet ligji për arkitektët, pasoja penale për…
-
“Çudira! Një drejtor UKT-je me 30 këshilltarë”, Rama: Koha për një Operator Kombëtar të Shpërndarjes së ujit
-
“IMT dhe policitë bashkiake, struktura shumë problematike”, Rama: Koha për bërë sintezë të strukturave. Ja kë do të prekë reforma e re territoriale
-
Takimi në Durrës, Rama bën për “ujë të ftohtë” kryebashkiakun e Vlorës: I ka sytë gjysmë të hapur, ka pasur ‘bum’ ndërtimesh pa leje
-
“Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike”/ Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje
-
Rama e akuzoi për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike
-
Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, në fokus problematikat e sezonit turistik, zbulohet axhenda e diskutimeve