Ish-Prokurori Eugen Beçi u shpreh se SPAK ka bërë një punë shumë të madhe. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Beci komentoi edhe çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut, duke thënë se në momentin që SPAK ‘shkoi te dera e Kuvendit’ qeveria atëherë e ndaloi.
“Në raport me politikën pse sot u kujtua mazhoranca? E thamë SPAK ka ecur, kur shko te dera e Kuvendit ngeci, aty qeveria u kujtua, u kujtua që kemi patur arrest në burg njerëz që mund të kishin kryer vepra shumë të lehta penale, njerëz që kishin vjedhur energjinë. Dhe kjo është skandaloze. Por të kujtohesh për këta fakirë fukarenj kur SPAK troket në derën e Kuvendit është e çuditshme sa i përket imunitetit”, tha ai.
