Në daljen e tij për mediat, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me imunitetin e Ballukut.

Berisha tha se zyrtarët evropianë kanë folur qartë dhe se mesazhet e tyre kanë qenë që drejtësia të mos pengohet në punën e  saj.

Sinjalet janë shumë të qarta, bashkimi europiane, KE, PE vendet më kryesore të BE kanë folur qartë para shqiptarëve, asnjë pengesë drejtësisë, shkarkohet lubi Balluku, t’i hiqet imunitetit. Në mëngjesin e  punës që ka patur me ambasadorë kryesore të BE në Bruksel, me një mençuri nuk kanë preferuar ta lënë të flasë gjatë. Se kur e merr fjalën ai nuk ka llafazan më të mërzitshëm. Ai ka vesin të flasë pa mbarim, të grijë sallatë pa mbarim dhe këtë e kanë marrë vesh të gjithë, Nuk je për të dhënë shpjegime, por për të njoftuar se ndryshe do kesh një raport shumë të keq. Raporti i keq është zhbërja e procesit deri sa Ram të jetë në pushtet. Por ky është i gatshëm të ja mbyllë Shqipërisë dyert”, tha ai.

Berisha u pyet edhe për mbledhjen e grupit të PS që u njoftua se do të mbahet të enjten. Për Berishën nuk ka asnjë vlerë  dhe se sepse sipas kreut të PD është Këshilli i Mandateve ai që përcakton, por që nuk e bëri pasi janë ‘marioneta’ të Ramës.

“Mandate krimi i kam quajtur mandate e tyre dhe këtë nuk e kam thënë pa baza. Nuk është grupi me Kushtetutë që përcakton qëndrimin e mandatit, ndaj kërkesës së Prokurorisë për imunitetin. Është Këshilli i Mandateve që përcakton dhe voton, por ata si skllevër nuk guxuan të votojnë dhe u shprehën në kundërshtim me Kushtetutën. Ato janë marioneta të Ramës sepse të gjithë janë të lidhur në krime”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb