Në fjalën e tij në Kuvend, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo seancë e sotme është shumë rëndësishme dhe se do të lërë gjurmë.
Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi lexoi përmbledhjen e raportit të PD, për çështjen e Belinda Ballukut ndërsa kërkoi dhënien e autorizimit sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Ndërkohë që nga momenti që Bylykbashi nisi fjalën, kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit.
Oerd Bylykbashi: Një nga seancat që do të lerë gjurmë për mënyrën si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku.
Kuvendi më 16 dhjetor u vu në lëvizje nga SPAK ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin.
