Ish-prokurori, Eugen Beçi në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, komentoi procedurat lidhur me rastet kur Kushtetuesja mblidhet në dhomë këshillimi për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e një çështjeje, duke u fokusuar kryesisht te zv/kryeministrja Balluku.

Gjatë intervistës, Beçi tha se nëse vendimi merret 4 me 4 vendimi është i rrëzuar, dhe sipas ti do të thotë se vazhdon pezullimi që ka vendos GJKKO,  ndërsa SPAK i qëndron vendimi që ka marrë, pra rrëzohet kërkesa e Kryeministrit për pezullimin dhe mbetet vendimi i parë.

“Kjo është një çështje e mesme për mendimin tim. Shkalla e vështirësisë është tek hera e parë që Kryeministri shfrytëzon nenin 131 të ligjit dhe i drejtohet Kushtetueses. Por Kushtetuesja nuk duhet ta pranonte sepse kemi një rrjedhë dhe vendim normal. Vështirësia e vetme është se Kushtetuesja sot do tregojë nëse është një gjykatë e Apelit të Posaçëm apo një Gjykatë Kushtetuese në lartësinë e saj. Nëse vendimi merret 4 me 4 vendimi është i rrëzuar, që do të thotë se vazhdon pezullimi që ka vendos GJKKO, SPAK i qëndron vendimi që ka marrë, pra rrëzohet kërkesa e Kryeministrit për pezullimin dhe mbetet vendimi i parë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: