Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi se ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të CDU në Gjermani, ndërsa paralajmëroi vizita të afërta të përfaqësuesve gjermanë në Tiranë.
Sipas Alizotit, zyrtarët gjermanë pritet të komunikojnë vendime më drastike, të cilat sipas tij nuk janë gjë e mirë për Shqipërinë.
“Gjermanët duan aleatë të konsoliduar dhe aleatë të shtetit të së drejtës.
Ata nuk pranojnë cenimin e drejtësisë dhe problem i madh është i karteleve dhe ajo sasi e kokainës shkon në portin e Hamburgut dhe këtu hyjnë në rol shërbimet sekrete të cilët kanë pasqyruar një pjesë të madhe të dosjeve që kanë stimuluar dhe kanë shtyrë politikanët të veprojnë ndaj sistemit,”, u shpreh ai.
Tomor Alizoti: Kam patur takime me zyrtarë të lartë të CDU dhe më vonë do të vijnë në Tiranë dhe zyrtarë gjermanë që do ua komunikojnë dhe shumë vendime më drastike që nuk është gjë e mirë për Shqipërinë.
Ata janë shumë të shqetësuar. Përplasja që ndodh midis BE dhe SHBA, e ka bërë Gjermaninë dhe pjesën e Evropës, në kongresin e CDU kishte pjesëmarrje të gjerë të ndërkombëtarëve.
Në këtë rast, gjermanët duan aleatë të konsoliduar dhe aleatë të shtetit të së drejtës. Dhe nuk pranojnë cënimin e drejtësisë dhe problem I madh është I karteleve dhe ajo sasi e kokainës shkon në portin e Hamburgut dhe këtu hyjnë në rol shërbimet sekrete të cilët kanë pasqyruar një pjesë të madhe të dosjeve që kanë stimuluar dhe kanë shtyrë politikanët të veprojnë ndaj sistemit. Si të shikoni qeverinë që është qeveria Balluku dhe figura dhe logo është Edi Rama.
Tek AKSHI janë gjermanët, këtu është cënuar siguria kombëtare dhe këto janë në dorën e karteleve. Numri 2 i qeverisë nuk dorëzohet. Shprehja që thonte se përgjegjësia penale është përgjegjësi individuale.
