Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Në mesazhin e saj, Spiropali e cilëson këtë vendim të Sinodit të Shenjtë si një moment të rëndësishëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke i uruar Kryepeshkopit të ri ndriçim hyjnor dhe urtësi në drejtimin e komunitetit ortodoks.

“Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë”, u shpreh Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb