Deputetja demokrate Ina Zhupa, duke folur në seancën plenare ku pritet të votohet projekt-rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit, tha se është e turpshme kjo që po ndodh, pasi korrupsionin Kryeministri e trajton si dardha dhe kumbulla që i hahen pas shpinës.

Zhupa tha se nëse keni ndërmend që të luftoni korrupsionin hiqni dorë të paktën nga pagesat që bëni për inceneratorët që nuk ekzsitojnë.

“Në Tiranë nuk ka incenerator, atëherë pagesat që bëni përdorini për rritjen e pensioneve dhe ky do të ishte një hap i parë”, tha Zhupa.

Ajo tha se shqiptarët janë më të vjedhurit dhe nuk kanë nevojë për rezoluta.

“Këto rezoluta merrni dhe mbajini në shtëpitë tuaja”, tha Zhupa.

Fjala e plotë e Ina Zhupës:

Të flasesh për korrupsion nga selia e ketij kuvendi qe eshte selia nga ku bëhet korrupsion legjislativ sipas raportit te Transparency International eshte paradoks.

Ju keni miratuar ligje me porosi , si ligji special për Teatrin, ligji per koncesionin e Butrintit, ligji shalsi per pronat publike, ligji për mediat audiovizive, ligji për lojërat e fatit, ligji për lotarinë kombëtare, ligji per Akademine e Shkencave, ligji për investimet strategjike, ligji për zonat e mbrojtura, ligje koncensionet dhe PPP-të. Mjafton te kujtojme disa nga koncensionet tuaja me oferta te pakerkuara si autostradën Milot-Balldre, aeroportin e Vlores, inceneratoret 400 milion euro, apo koncensionet ne shendetesi ku vetem sterilizimi dhe check up jane 200 milion euro. Keni te mbushur nje sesion te tere te burgut 313 me ish zyrtar te PS, ish ministra dhe ish deputet. Me gjithe keto rekorde keni dhe guximin na flisni per korrupsion.

Meqenese Klosi, sekretari juaj permendi tallavane e Rames neper Europe sic ja u pyeta edhe heren e kaluar pse nuk bëni transparencë kush i paguan autobusat e bashkive, shpenzimet e Rames dhe zyrtareve te tjere,  shpenzimet e stadiumeve, kostot e shpenzimet per organizimet dhe te ftuarit?! E paguajme ne nga buxheti i shtetit apo i paguan ndonje oligark ne shkembim te ndonjë ligji tjeter me porosi?! Ja ky eshte korrupsioni. Ju po punoni cdo dite ne fakt që ti shtoni Shqipërisë diasporës, se jeni faktori kryesor me keqqeverisjen qe po shpopullohet vendi dhe njerezit ikin. Keni 6 muaj nuk nxirrni censin se spo ja dilni dot te retushoni te vertetën, te fshini nje realitet që shqiptarët po e shikojnë përditë.

Si mundet ju sot të keni kartën morale kur dikur ne raportet e osbe flitet per kryebashkiakun rama qe kerkon 20% te tenderit ndersa tani keni kaluar ne bashkine Tirane ne marrjen e 100% te tenderit. Ku me kompanitë 5D,  5M apo 5K keni vendosur nje standard te ri te korrupsionit! Edhe ju bëni rezolutë! Është njëlloj sikur të bëjnë një rezolutë kundër prostitucionit, zonja që punojnë në rrugën e kuqe në Hollandë.

Si mund ta keni prioritet luftën ndaj korrupsionit kur ju korrupsionin e quani dardhe dhe kumbulla?! Si të hash fruta, si gjë normale që mund të ndodhi?! I vetmi problem i kryeministrit tuaj është kur këto fruta nuk i ndani me të por ja hani mbrapa shpine. Ky është korrupsioni i vetëm qé duhet luftuar korrupsioni mbrapa shpine dhe jo kur i hanë dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin.

Shqiptarët janë populli me i vjedhur dhe i varfër në Europë, janë populli që nuk gëzojnë dot as minimumin jetik, janë populli që taksat e tyre ju shkojnë në xhepat e qeveritarëve. Dhe nuk kanë nevojë për rezolutë! Edhe nëse doni të bëni një akt kundra korrupsionit, të paktën hiqni dorë nga pagesat e inceneratorit që nuk ekziston. Nuk ka incenerator në Tiranë, merrni pagesat cojini te pensionet dhe ja e bëtë një akt kundra korrupsionit. Ndërsa rezolutat varini dhe mbaji në shtëpitë tuaja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb