Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 22 marsit, ora 18:00, para Kryeministrisë.
Nga Tregu i Vasil Shantos, ajo akuzoi kryeministrin Rama për pushtet personal dhe largim të vendit nga integrimi europian, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.
Videomesazhi i plotë:
Jemi në tregun e Vasil Shantos, ku po vazhdojmë takimet me qytetarët për protestën e datës 22 mars, ora 18:00.
Të gjithë mendojnë njësoj: Edi Rama po punon vetëm për pushtetin e tij, për t’u pasuruar vetë dhe për të mbrojtur bashkëpunëtorët nga drejtësia, që të mos i vijë radha vetë për t’u arrestuar. Ai po e largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga integrimi europian.
Ndaj, do të protestojmë të shumtë ditën e diel para Kryeministrisë, sepse të gjithë e dimë dhe historia e tregon që një popull që fle, vdes.
