Kryetarja e Komisionit të Mediave Ina Zhupa, në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, u shpreh se marrja nga shteti të sendeve të gazetarëve është një akt diktatorial.
Zhupa theksoi se dhuna ndaj News 24 do të jetë edhe pjesë e raporteve ndërkombëtare. Ajo tha se gazetarët kanë qëndruar krenarë në këtë mision.
Kryetarja e Komisionit të Mediave, Ina Zhupa: Ndërprerja e sinjalit të News24 ka qenë akt antiligjor. Marrja nga shteti të sendeve të gazetarëve është akt diktatorial. Ti vetë Osman je marrë me denoncime dhe keqmenaxhime që ndodhin në spitalet tona. Ky është një akt dhune ndaj mediave, duke ia mbyllur gojën.
Ne kemi qëndruar këtu gjithë ditën, vetëm që të ndiqet opinioni publik. Liria e fjalës është, por nuk është liria se çfarë do të ndodhë pasi të thuash fjalën tënde, pra kemi standarde afrikane. Kjo ngjarje është ndër dhunimet më të mëdha të medias dhe do jetë pjesë e raporteve ndërkombëtare. Gazetarët kanë qëndruar fisnikërisht.
