Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqja, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump si president të Amerikës.
Beqja tha se fjalimi i Trump ishte koherent, duke përmendur ato çështje, që ka përmendur edhe në fushatë elektorale. Ai tha se Trump po mbron thjesht kufijtë e SHBA, por se nuk urren emigrantët.
Mentor Beqja: Të mbrosh kufijtë e vendit tënd nuk ka lidhje me urrejtjen ndaj të tjerëve. Nuk është diçka nga e cila ne duhet të kompleksohemi. Për mua kjo ishte arsyeja se përse Trump fitoi zgjedhjet. Fjalimi i Trump ishte koherent, tha të gjitha premtimet që ka deklaruar në premtimet elektorale.
Pamë një qëndrim konsistent, pavarësisht se kishte të gjithë establishementin aty, i qëndroi atyre që ka thënë më herët në fushatë elektorale.
(Balkanweb)
