Nëse keni probleme me hundën, veshët ose gojën, ju nevojitet një konsultë me një mjek specialist, ose një ndërhyrje kirurgjikale për të gjitha sëmundjet e ORL, përfshirë edhe ndërhyrjet rregulluese estetike, mos u mendoni gjatë: kontaktoni menjëherë me profesionistët më të mirë në Shqipëri, ata i gjeni të gjithë bashkë, pjesë e një ekipi të përkushtuar, në ART ORL CLINIC.

Prof. Asoc. Besim Boçi, shef i shërbimit në ORL në QSUT, me mbi 20 vite eksperiencë në specialitetin e Otorinolaringologjisë, Kirurgjinë e Kokës dhe të Qafës dhe Kirurgjinë Plastike të Fytyrës. Ka kryer një numër të madh operacionesh në kirurgjinë plastike të fytyrës si rinoplastika, otoplastika dhe blefaroplastika me rezultate estetike shumë të mira.

Dr. Jetmir Fejza, mjeke specialiste ORL në QSUT, me eksperiencë dhe trajnime të shumta në këtë fushë, kryen ndërhyrje kirurgjikale për të gjitha sëmundjet e veshit, hundës dhe grykës, si dhe ndërhyrje për zbukurimin e hundës, veshëve, buzëve, heqjen e rrudhave etj.

Dr. Roven Sinani, mjek specialist ORL në QSUT, i specializuar në ndërhyrje kirurgjikale në fushën e rhinologjisë, kirurgjinë ORL pediatrike, kirurgjinë e laringut, të gjëndrave të pështymës, kirurgjinë e vishit, si edhe ndërhyrjet kirurgjikale plastike të fytyrës.

ART ORL CLINIC ofron për ju ndërhyrje të ndryshme, si rimodelim i hundës, nga ana estetike dhe funksionale, kirurgji endoskopike e hundës dhe e sinuseve, kirurgji endoskopike e laringut, kirugji e qafës dhe gjëndrave të pështymës, heqje e mishit të huaj në hundë dhe bajameve, ndërhyrje kirurgjikale për infeksionet kronike në vesh me çarje të daulles, etj. Gjithashtu, profesionistët e ART ORL CLINIC mund të realizojnë për ju kirurgji plastike të gjoksit dhe barkut, blefaroplastikë,etj.

Ekipi i profesionistëve të ART ORL CLINIC do të zgjidhë të gjitha sëmundjet ORL nga ana kirurgjikale. Falë përvojës së madhe dhe aparaturave moderne, gjithçka do të kryhet me metodat më bashkëkohore, si edhe duke marrë parasysh rregullat strikte anti-Covid-19.

ART ORL CLINIC ndodhet në Rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja, përballë Universitetit Luarasi. Për të rezervuar konsultën tuaj mund të kontaktoni në numrin e telefonit 0693737010.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb