Në emisionin ‘Në Shenjestër’ në ‘News24’ analisti Fatos Lubonja tha se partitë në vend janë ndërtuar për të grabitur para publike dhe për të abuzuar me pushtetin.
Ndërsa u ndal tek ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, Lubonja theksoi se pati një reagim të menjëhershëm ndaj saj për këto ngjarje, ndërsa shtoi se për masakrën e 25 prillit ambasadorja Kim heshti.
“Unë ngre pyetjen përse bëhet kjo. Kush janë aktorët? Përse ndodhi? Kjo ndodhi sepse skandali është shumë i madh, po janë disa zhvillime politike që na sjellin këtu. Kur shoh ambasadoren amerikane dhe e lëvdon menjëherë, por kur ndodhi masakra nuk tha asgjë dhe përpara gradaçelave mbyll sytë, unë sërish kam dyshim. Unë kam qenë dhe mbetem shumë kritik ndaj reformës në drejtësi”, tha më tej Lubonja.
Nga ana e tij kryeredaktori i Birn, Besar Likmeta i shpreh se Klodian Zoto dhe Mërtiri janë njohur si dy biznesmenë që kanë pasur prej shumë vitesh kontrata me shtetin.
“Dy biznesmenë që ka në pasur prej shumë vitesh kontrata me shtetin. Mërtiri ka qenë përfshirë me një kompani në vitin 2004 në këto skandale. Një nga personat kyç është edhe Arben Ahmetaj. Në atë kohë Mërtiri është paditur është akuzuar se ka çuar fatura fiktive dhe është kërkuar një dëm”, tha ai.
Cili është roli i deputetit aktual i PS -së, Alqi Bllako?
Likmeta: Jemi në valën e dyshimeve. Bllako dyshohet se ka pasur një rol në miratimin e studimit të vizibilitetit. Gjithashtu ka drejtuar agjencinë që merret me mbetjet në Shqipëri. Ka qenë pjesë e miratimit të strategjive të miratimit të mbetjeve. Atë e lidh edhe një kompani e një familjari të vëllait të tij.
Çfarë e pengon prokurorinë?
Lubonja: Po të ndjekësh historinë janë bërë disa veprime që kur filloi ndryshimi i politikave për trajtimin e mbetjeve. Këtu ka pasur vendime politike të nivelit të lartë…A ka një proijekt pëe të kryer këtë vjedhje. Ndryshojnë politikat, kalojmë tek inceneratorët do ia japin këtyre çunave dhe e dinë ata se si do t;i kalojmë. Pra a ka një projekt të tillë apo jo?
A është Lefter Koka i vetëm në këtë histori? Çfarë duhet të bëjë SPAK?
Lubonja: Këto partitë tona janë ndërtuar për të grabitur para publike dhe për të abuzuar me pushtetin. Në vend t’i shërbejnë publikut shfrytëzojnë postin për t’u pasuruar. Unë nuk mendoj se SPAK ka fuqi të veprojë kundër tyre. Kjo është kapja e shtetit. Ku njerëzit e krimit dhe shtetit janë bashkë. Po a nuk i shohim gradaçelat në Tiranë. A kanë marrë leje? Po këta që japin leje a nuk pyesin njëherë kush është Mërtiri apo Klodian Zoto!?
(BalkanWeb)
