Deputeti i PD Dashnor Sula, nga foltorja e Kuvendit e ka quajtur rastin e lidhur me inceneratorët kur një grua e cila kishte ndërruar jetë vijonte të kryente transaksione, si skenar të denjë për film Oskar.

Ai ka zbuluar edhe një skandal, që sipas tij ka lidhje me naftën e importit. në 190 vite tha Sula është dyfishuar numri i mjeteve në vend, por e njejta gjë nuk ka ndodhur me karburantin.

Deputeti ka hedhur dyshime se një gjë e tillë mund të jetë e lidhur naftë e cila hyn kontrabandë, ose shmangien e detyrimeve.

“Ndonëse jam kundërshtar i mazhorancës sot dua ti bëj një kompliment. Nuk kam pasur besim tek rilindja por ngjarjet e fundit me kanë tronditur.

Ia dolën që pas 2022 vitesh si Jezu Krishti me inceneratorët ngjallën një të vdekur.

Ky skandal me siguri do bëhet film për Oskar.

 

Kjo mazhorancë ka humbur kontaktin me realitetin.

Sot ju drejtues të SPAK po ju paraqes disa fakte që janë bazë për nisje të hetimin kryesisht.
fermerët tanë e blejnë naftën më shtrenjtë se të gjithë në rajon.

Për transparencë ndaj qytetarëve kam kërkuar informacion në 3 institucione, Drejtoria e Transportit rrugor, KPN mbi sasinë e naftës së nxjerrë nga puset shqiptare.

Sipas përgjigjes hidhet hije dyshimi për një skandal të madh.

Në 2011 410.629 automjete motorrike, ndërsa Drejtoria e doganave, 570 mijë ton karburant të importuar.

Në 2021, dyfishim të automjeteve 740669 automjete. Logjika të bën të mendosh që edhe sasia e karburantit duhej të ishte dyfishuar, por në 2021 nafta e importuar ka qenë më ulët, 563 mijë ton.

Në analizë nuk janë marrë traktorët dhe mjetet që përdoren për ndërtim që harxhojnë shumë më shumë.

Si ka mundësi që mjetet janë dyfishuar ndërsa nafta është zvogëluar? Mos kemi rastin e
hyrjes së naftës kontrabandë, apo është një mega skandal me shmangien e detyrimit për shtetin shqiptar”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb