Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në mbyllje të dëgjesës ka bërë të qarta edhe njëherë gjetjet nga dëshmitarët e thirrur ditën e sotme për inceneratorin e Fierit.
Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku ka akuzuar kryetarin e bashkisë Fier se duke pasur në dispozicion 10 troje për inceneratorin, zgjedh të vetmin që ishte privat duke e shpronësuar me 460 mln lekë shtesë buxhetit të shtetit.
Sot bëmë publike fakte për qytetarët për inceneratorin e Fierit. Besoj se sot për publikun u bënë publike fakte të rëndësishme për dhënien e koncensionit. Në vitin 2016 vendodhja ndryshohet dhe një vit më pas ndryshohet përsëri dhe shkohet në fshtin Mbrostar me firmë të Armando Subashit. Këto kërkesa vijnë nga kompania koncensionare ndërkohë që ajo ka firmosur një kontratë me shtetin që e ka shkelur.
Dhe çfarë bën Subashi?
I vendosen në dispozicion 10 troje dhe zgjedh të vetmin që ishte privat.
460 mln leke shtesë kontratës koncesionare dhe e shpronëson me çmimin dyfish.
Gjatë procesit të dhënies së kontratës kompania që ka bërë ofertën e pa kërkuar dhe kërkon. Kush e blen kompaninë? Klodian Zoto. Kontrata koncensionarë fitohet nga Klodian Zoto dhe një kompani italiane.
Një javë pasi mori koncensionin shiten aksionet me 200 euro për një kontratë koncensionare 28 milionë euro.
Sot intervistuam edhe Lorant Dusha dhe nga intervista përveç pjesës që nuk di e mbaj mend, Dusha del dhe punonjës i kompanisë “Hermes Comunications”.
Ajo që ndodhi sot me dëshminë e tij nuk e mban mend si si i ka paguar 23 milinë euro Klodian Zotos, si ka bërë pagesa fiktive. si kanë marrë pagat kur nuk kanë punuar, si kanë marrë 20 milionë euro paradhënie kur nuk punon si incenerator.
(BalkanWeb)
