Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Shkalla e dytë e gjyqësorit shpalli të pafajshëm ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për një nga episodet e korrupsionit.

Bëhet fjalë për episodin që lidhej me përfitimin e rreth 7 milionë lekëve pagë nga Vladimir Bezhani, per te cilin Bllako shpallet i pafajshëm.

Ndërsa për shumën prej 119 mijë eurosh, të cilat sipas dosjes janë përfituar nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, Apeli la në fuqi akuzën.

Si rezultat, Apeli i Posaçëm uli dënimin nga 4 vite burg në 3 vite burg. Me përfitimin e gjykimit të shkurtuar, Bllako do të vuajë përfundimisht 2 vite burg.

Sipas vendimit, Bllako ka vuajtur tashmë pjesën më të madhe të dënimit në burg, ndërsa pjesa e mbetur do të kryhet me masën e shërbimit të provës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb