Në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi u shpreh se kryeministri Rama është pronari i inceneratorit,.

“Rama nuk mund të thotë që jo nuk i kam referuar se unë jam Klodian Zoto. Kryeministri i Shqipërisë është pronari i inceneratorit dhe ideatori i skemës së evazioni fiskal. Aq shumë i dhemb kjo kryeministrin saqë sot nuk na tregon transparencën e parave të Inceneratorit të Tiranës. banda e inceneratorëve me në krye Edi Ramën, mundohen të fshijnë çdo informacionin. Intimidimi që i bëjnë Prokurorisë, Rama dhe Veliaj tregon që problemi i inceneratoreve është kryesor”, tha Kryemadhi.

C314ca74 0497 45f3 8225 901902625266

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb