Pasi SPAK sekuestroi sot inceneraatorin e Tiranës, të shumta ishin reagimet nga politika. E mes këtyre reagimeve ishte dhe ai i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Ky i fundit në një mesazh në rrjetet sociale thekson se paratë e vjedhura të qytetarëve duhet t’i kthehen buxhetit të shtetit.

MESAZHI
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë. ?
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: