Aeroporti i Birminghamit në Anglinë qendrore njoftoi se kishte mbyllur përkohësisht pistën e tij sot pas një incidenti ajror, tha menaxhmenti i aeroportit.
“Pas një aksidenti ajror, pista është mbyllur përkohësisht. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin që kjo do të shkaktojë. Ne do t’i përditësojmë pasagjerët që janë tashmë në aeroport dhe u rekomandojmë atyre që udhëtojnë më vonë sot të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre para se të vijnë në aeroport. Ne do të vazhdojmë të lëshojmë përditësime sa herë që të jetë e mundur”, thanë autoritetet e aeroportit”, shkruhej në deklaratën e aeroportit.
BHX Update – Runway Temporarily Closed pic.twitter.com/7sdsa6r03i
— Birmingham Airport (@bhx_official) August 6, 2025
We are at Birmingham Airport this afternoon after a small aircraft was involved in an emergency landing at around 1.40pm.
Officers are among the emergency crews at the scene and one person has been reported to have minor injuries. pic.twitter.com/GjLyRzuX4A
— Birmingham Airport Police✈️ (@BHX_Police) August 6, 2025
Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një aeroplan të vogël me helikën e bllokuar, në pistën e aeroportit të shtatë më të ngarkuar të Britanisë.
The Telegraph raportoi se të gjitha nisjet dhe mbërritjet do të vonohen deri në orën 6 pasdite sipas orës lokale.
(BalkanWeb)
