Një video e publikuar në rrjet tregon një grup burrash të zhveshur të cilët në temperatura të ulëta detyrohen të kthehen nga kufiri serb në Maqedoninë e Veriut.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kjo është dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufijtë evropianë.

“Legis”, një organizatë joqeveritare e Maqedonisë së Veriut, pretendon se kjo ishte hera e dytë që ndodh një gjë e tillë, brenda 24 orëve.

Ngjarja e parë kishte të bënte me më shumë se 50 persona të cilët u detyruan të zhvisheshin lakuriq ose gjysmë lakuriq nga autoritetet serbe para se të ktheheshin me forcë në Maqedoninë e Veriut.

“Legis” ka thënë se ka mundur të flasë me këta persona, të cilët e kanë identifikuar veten si sirianë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: