Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në përballjen mes KF Bashkimi dhe FK Vardar, në Gostivar. Pas rreth 20 minutash lojë, një tifoz shqiptar i ekipit vendas ra nga tribuna, në një incident të ngjashëm me atë që kishte ndodhur më herët këtë sezon mes këtyre dy skuadrave në Kumanovë.

Tribuna në stadiumin e Gostivarit është në lartësi të konsiderueshme, ndërsa deri tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tifozit, teksa u dërgua me urgjencë në spital.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: