Një incident është regjistruar sot në Shtëpinë e Bardhë. Një burrë përplasi makinën e tij në portën hyrëse të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të martën në mbrëmje.
Sipas Shërbimit Sekret të SHBA-së (USSS), incidenti ndodhi pak pas orës 10:30 të mëngjesit në Uashington, D.C. Agjencia tha në një postim në platformën e saj X, “personi u arrestua dhe automjeti u ekzaminua dhe u konsiderua i sigurt”.
Autoritetet nuk dhanë informacione të mëtejshme rreth identitetit të shoferit apo motiveve të mundshme. As Shtëpia e Bardhë dhe as Shërbimi Sekret nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me këtë çështje.
🇺🇸 В США автомобиль влетел в ворота Секретной службы (USSS) в Белом доме, сообщает New York Times.
«Человек был арестован, а транспортное средство было оценено и признано безопасным после инцидента на углу 17-й улицы и улицы Е в 10:37 вечера», — прокомментировали инцидент в… pic.twitter.com/hcQuhE6KSp
— Caliber (@Caliberaz) October 22, 2025
