Paniku mbizotëroi në Yokohama të Japonisë , të hënën në mbrëmje kur dy anije që përdoreshin për të hedhur fishekzjarrë në një festival veror u përfshinë nga flakët.
Konkretisht, zjarri shpërtheu në dy nga tetë anijet gjatë shfaqjes së fishekzjarrëve dhe eventi u ndërpre menjëherë. Sipas Autoritetit Portual të Yokohama-s, pesë punëtorë në njërën nga barkat u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve dhe u shpëtuan pak kohë më vonë.
#WATCH: Two barges loaded with fireworks for a summer festival display near Tokyo caught ablaze, forcing five workers to jump into the sea, officials said.https://t.co/xlMk73VpCu pic.twitter.com/BDTDW6nrYd
— Arab News Japan (@ArabNewsjp) August 5, 2025
Njëri prej tyre u dërgua në spital me lëndime të lehta, sipas mediave japoneze. Organizatorët e festivalit veror thanë se kishte një problem me fishekzjarrët në barka dhe policia dhe autoriteti portual po hetojnë shkakun e incidentit.
Festivali ishte planifikuar të hidhte rreth 20,000 fishekzjarrë gjatë 25 minutave . Megjithatë, vetëm 20 minuta pas fillimit të shfaqjes, muzika u ndal dhe pjesëmarrësit u informuan se eventi ishte anuluar për arsye sigurie.
(BalkanWeb)
