Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku një nxënës 17-vjeçar është hedhur nga dritarja e katit të dytë, dyshohet gjatë një loje me një shok klase.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, incidenti ndodhi rreth orës 13:00. Adoleshenti u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo ndonjë element tjetër që kërkon hetim të mëtejshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb