FIER- Flamuri shqiptar ka shkaktuar incident në ndeshjen Apolonia-Tirana në Fier për Kategorinë Superiore. Një nga tifozët ka hyrë në fushë dhe ka hapur flamurin kuq e zi në zonën e penalltisë. Menjëherë pas këtij veprimi është revoltuar  portieri serb i Apolonisë Cakovic i cili i ka rrëmbyer flamurin tifozit dhe e ka hequr nga fusha e blertë.

 

Incidenti ndodhi në minutën e 23-të të ndeshjes dhe shkaktoi irritim të tifozëve që ndodheshin në stadium. Këta të fundit lëshuan thirrje për të larguar portierin e Apolonisë nga fusha. Menjëherë pas këtij veprimi trajneri Mergjyshi largoi nga fusha portierin Cakovicndërkohë tifozi që futi flamurin në fushë u shoqërua në polici.

 

Formacionet

Apolonia: Cakoviç,  Broshka,Nako,  Kaja, Dimo, Hysenshahaj,  Adenkule, Fili, Ribaj, Uzuni, Rajkoviç

Tirana: ED.Bakaj, Muça, Taku, Pashaj, Ristevski, Bulku, Karabeci, Muzaka, Kahata, Morina, Bushiç

Delegat: Uvil Zajmi

Vëzhgues: Astrit Mema

Gjygjtar: Enea Jorgji

 

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb