Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në këtë incident, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: