TIRANE

Protesta e zhvendosur tashmë përballë godinës së Ministrisë së Brendshme është shoqëruar me incidente. Protestuesit, pas thirrjeve “Lironi djemtë tanë” kanë zgjedhur të lyejnë me bojë të zezë godinën e ministrisë. Menjëherë më pas ata kanë nisur marshimin.

Whatsapp Image 2019 03 28 At 12.43.48
Whatsapp Image 2019 03 28 At 12.43.48

Këtë herë protestuesit janë nisur drejt selisë së Partisë Demokratike, ku pritet që kryetari i PD-së Lulzim Basha, të mbajë edhe fjalimin e tij përmbyllës. Protestuesit u ndalën pak minuta para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar lirimin e të gjithë demonstruesve të shoqëruar dhe arrestuar në protestat e mëparshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb