Madonna pati një moment të sikletshëm në skenë gjatë koncertit të saj në Seattle. Teksa performonte hitet e saj, në kuadër të turneut ‘Celebration’, Madonna u rrëzua nga karrigia.

Mbretëresha e popit po këndonte ‘Open your Heart’ ndërsa një nga kërcimtarët e saj tërhoqi karrigen ku ajo ishte ulur gjatë shfaqjes së saj.

Balerini humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke bërë që Madonna të binte me të. Këngëtarja ishte e patrembur, teksa u kthye me fytyrën poshtë dhe vazhdoi performancën duke qeshur, përpara se të ngrihej në këmbë me ndihmën e një partneri.

Siç doli, rënia e saj ishte pa pasoja dhe ajo sapo u rikthye në karrige, ajo i tha audiencës së saj: “Drit, i harrova fjalët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb