TIRANE – Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është marrë në pyetje në komisariatin Numër 1, në kryeqytet, lidhur me incidentin që ndodhi 4 ditë më parë në ambientet e institucionit që ai drejton.

Gazetari Eni Shehu ka bërë një kallëzim në polici, ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar, me pretendimin se është ofenduar dhe dhunuar fizikisht prej tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 15 janarit në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku drejtori Hervin Çuli nxori jashtë gazetarin e Abc News, Eni Shehu. Ky i fundit pretendon se drejtori i TK-së e ka dhunuar fizikisht dhe më pas e ka nxjerrë jashtë me ndihmën e asistentëve të tij. Gazetari Eni Shehu ndodhej në teatër për të ndjekur premierën e shfaqjes “Tri Motrat”.

Nga ana e tij, drejtori i Teatrit Kombëtar ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se gazetari është nxjerrë jashtë sepse kishte qëllim të prishte shfaqjen, duke ngacmuar aktorët.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: