TIRANË- Eduart Selami ka folur sonte edhe për incidentin që pati disa ditë më parë para selisë së PD-së ku u kërcënua nga shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj.

Në “Studio e Hapur” në News24, Selami tha se ishte një ngjarje e pakëndshme por se nuk është frikësuar. Ai pohoi gjithashtu se ka pasur një telefonatë nga Basha.

“Ishte i pakëndshëm ju kam thënë. Zoti Basha më mori në telefon. Është një kulturë e gabuar. Nëse qëllimi është për të më trembur mua nuk ka…Është e pakëndshme, fort e pakëndshme. Disa më thanë që mirë do ishte një deklaratë zyrtare”, tha Selami.

I pyetur nëse krijoi një reminishencë nga e kaluara, Selami dha një përgjigje negative.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: