Shqipëria humbet 2 pozicione në renditjen e indeksit të Reporterëve pa Kufij për lirinë e shtypit të vitit 2020.

Nga vendi i 82-t që pozicionohet vitin e kaluar, këtë vit Shqipëria e gjen veten në vendin e 84-t mes Haitit dhe Sierra Leones.

Po ashtu bie në sy se vendet e rajonit si Kosova, Greqia, Sllovenia, Rumania, Kroacia, janë para Shqipërisë por lihen pas Serbia dhe Mali i Zi.

Shqipëria momentalisht gjendet në zonën portokalli ose zonën e 3-të nga 5 sa i përket lirisë së shtypit.
5 vendet e para sa i përket lirisë së shtypit i mbajnë 5 vende europiane si Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Holanda.
Ndërkohë bie në sy se vendin e 6-të dhe të 7-të e mbajnë vende si Xhamajka dhe Kosta Rika.

Ndërkohë në zonën e kuqe apo vendet e parafundit me më pak liri për shtypin renditen vende të njohura si Turqia, Meksika, Katari, Shtetet e Bashkuara Arabe, Rusia, Bullgaria.
Indeksi i Reporterëve pa Kufinj kanë lënë të fundit Korenë e Veriut si vendi ku ka më pak liri shtypi dhe kjo ka rënë në sy edhe gjatë situatës së koronavirusit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb