Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit në selinë blu me fokus krizën e karburanteve, foli për çmimin e naftës që sipas tij në Shqipëri është më e larta në botë krahasuar me fuqinë blerëse.

Berisha tha se qeveria në një akt cinik të pashembullt dhe akcizën e ka bërë të indeksueshme.

“Nuk jua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve. Jo, i mashtron, indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionit dhe kjo jep një rritje të ndjeshme cdo vit dhe marrë së bashku rëndon me 40 lek të vjetra në çmimin e saj”, tha Berisha.

Sali Berisha: Ky është i shkonfiguruar nga çdo koncept qeveritari dhe zyrtari. Nuk ka asnjë koncept. I fshirë. Dhe mbi këtë bazë, del e u thotë qytetarëve çdo lloj mashtrimi që i vjen në kokë. Shet injorancë nga mëngjesi gjer në darkë para kamerave.

Shet mashtrime të turpshme t’i dëgjojë një njeri. Dhe gjithçka bën për të mbuluar këtë ndëshkim që u bën shqiptarëve me çmimin e naftës. Ndëshkim që shkon në miliarda euro. Shkon në 2.6 miliardë euro.

Shkon në pamundësi masive të fermerëve për të paguar mjetet e punës. Shkon në çmime të larta transporti. Në rritje të çmimit të ushqimeve. Dhe shkon në një cinizëm, në një sharlatanizëm ekstrem.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb