Një valë e madhe të ftohti ka shkaktuar probleme në jetën e përditshme në disa zona në veri të Indisë. Edhe mjegulla e dendur krijoi vonesa në qindra fluturime dhe dhjetëra linja hekurudhore, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe stacione hekurudhore.

Autoritetet në kryeqytetin e Indisë kanë bërë thirrje për një zgjatje të mbylljes së shkollave në Delhi pasi temperatura të dielën arriti në 1.9 gradë Celsius në disa zona.

Në më shumë provinca veriore, në fakt, termometrat treguan edhe -6 gradë Celsius – kur zakonisht në këtë periudhë termometrat tregojnë më pak se 4 gradë Celsius. Shërbimi meteorologjik i Indisë u ka kërkuar qytetarëve që të “shmangin ose kufizojnë aktivitetet në natyrë” derisa të përmirësohet moti.

Rreziku më i madh përballet nga të pastrehët në Indi, të cilët shpesh flenë në anë të rrugës ose në stacionet hekurudhore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: