INDONEZI
Një avion pasagjerësh me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta.
Sriwijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, thanë zyrtarët.
Humbja e kontaktit ka ndodhur rreth orës 14:00 me orën lokale. Në avion sipas kompanisë ajrore ndodheshin 62 persona, nga të cilët dy pilotë, 4 ekuipazh dhe 56 pasagjerë, 3 foshnje e 7 fëmijë shkruan Cnn.
Uebfaqja për gjurmimin e fluturimit Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur më shumë se 3,000m (10,000ft) në lartësi në më pak se një minutë.
