Videoja e një krokodili në Indonezi duke rrëmbyer një të moshuar dhe duke e tërhequr zvarrë në ujë po bën xhiron e internetit.

Konkretisht, pamjet tregojnë momentin kur një i moshuar në Indonezi sulmohet nga një krokodil i shpëtuar, të cilin vendasit e konsideruan “të padëmshëm” dhe relativisht “të qetë”.

Burri, i cili ishte një vizitor në një park tematik në Sulawesi të Jugut, iu afrua krokodilit, duke besuar se ishte i bindur dhe i ofroi ushqim. Megjithatë, krokodili ka reaguar ashpër, duke e kafshuar në dorë dhe duke e tërhequr në ujë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku kalimtarët kanë bërtitur teksa kanë parë krokodilin duke u përpjekur të përpijë të moshuarin.

Burri arriti të shpëtonte dhe u dërgua në spital me lëndime të rënda në dorë.

Shpëtimtari Siti Aisha tha: Gjyshi u përpoq të ushqente krokodilin dhe më pas ai e kafshoi. Banorët e kanë ndihmuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, Hasanuddin, tha se kafsha ishte shpëtuar nga një zonë e përmbytur më 12 shkurt dhe ishte dërguar në parkun tematik Cimory Dairyland, i cili përfshin fermat e kafshëve dhe atraksionet turistike.

Menaxheri i parkut e kishte vendosur krokodilin si pjesë e një nisme për mbledhjen e fondeve. Pas incidentit, autoritetet vendosën ta lironin përsëri në natyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: