Një zjarr ka përfshirë të dielën një ndërtesë shtatëkatëshe në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, duke shkaktuar të paktën 17 viktima. Lajmi u konfirmua nga radioja lokale Kompas TV, e cila raportoi se disa persona të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar brenda godinës.
Zjarri tashmë është shuar, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për evakuimin e plotë të ndërtesës.
Objekti ku ndodhi ngjarja strehon zyrat e Terra Drone Indonesia, kompani që ofron shërbime me dronë për mbikëqyrje ajrore, me një gamë klientësh që përfshin bujqësinë dhe industrinë minerare.
Pamjet e transmetuara nga Kompas TV tregojnë dhjetëra zjarrfikës që ndërhyjnë për të shpëtuar personat e mbetur në ndërtesë, si dhe ekipe të tjera që transportojnë trupat e viktimave jashtë godinës.
Innalillahi. Gedung Terra Drone di Kemayoran kebakaran, diduga 17 orang meninggal dunia. pic.twitter.com/zCwtsTJAo8
— Bang Gatse (@gatse8) December 9, 2025
