Indonezia u godit sot nga një tërmet me magnitudë 6.2. Epiqendra raportohet se ishte në veri të Halmahera-s, raportojnë mediat e huaja.

Sipas Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë (NCS), lëkundjet ishin në një thellësi prej 99 kilometrash. Fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) shkroi në Twitter se informacioni paraprak tregonte se tërmeti “i dukshëm” ndodhi 177 kilometra në veri të qytetit Tobelo. Kujtojmë se pak ditë më parë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 goditi Taxhikistanin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: