Institucionet më të mëdha të futbollit në botë po punojnë fort për të bërë këtë sport popullor edhe në SHBA.

Fakti që në SHBA luhet Botërori i Klubeve dhe do mbahet Botërori 2026, janë një tregues i qartë. Për këtë temë ka folur së fundmi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Në tre, katër vite ose maksimumi pesë vite, futbolli do të jetë sporti më i praktikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prania ime këtu, më bën që të jem i bindur se brenda pak vitesh futbolli do të jetë sporti më popullor në SHBA”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb