Ministrja e Financave, Anila Denaj infektohet me Covid. Lajmin ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook ku sqaron se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Ministrja thekson se është karantinuar në banesë ndërsa ka bërë apel për të zbatuar rregullat për mbrojtjen nga Covid-19. ”

Statusi i plotë

Të dashur miq,

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb