Me tone ironike, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit.
Ai u shpreh: “Mos Rama, ashtu si Begaj, kishte nisur punë pasdite, ‘infermier’ pas Bajromit”, duke iu referuar akuzave të PD-së për dypunësimin e kreut të shtetit, të ngritura një ditë më parë.
“Duke qenë se na duhet të zbatojmë rregulloren, do ju drejtohemi i nderuar. Marr shkas nga fjala mallëngjyese e ministrit se na bëri ‘Skënderbe’ dhe e kryetarit të grupit që na kujtoi ca tifozë serbë. Pyes një pjesë të tifozerisë tjetër: po kryeministri ku është? Mos ka nisur punë të dytë ‘infermier’ pas Bajromit? Dhe e dyta, t’i kthejë përgjigje kryeministrit të Kosovës mbi gjykatën speciale dhe qëndrimet që ka mbajtur, se po e pyet ai që andej”, tha Korreshi.
