Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se këtë mëngjes kanë goditur disa vende të lëshimit të raketave të Hezbollahut në Libanin jugor.
Sipas një deklarate zyrtare të IDF-së, gjatë operacionit janë “çmontuar objektet ushtarake të Hezbollahut dhe infrastruktura tjetër” nga të cilat, sipas Izraelit, grupi kishte vepruar së fundmi.
Autoritetet izraelite theksuan se prania e këtyre vendeve të lëshimit të raketave përbën një shkelje të marrëveshjeve ekzistuese midis Izraelit dhe Libanit, duke shtuar se veprimet ushtarake kishin për qëllim eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë së Izraelit.
Nga ana tjetër, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Hezbollahu apo autoritetet libaneze lidhur me këto sulme.
