Plas debati në Kuvend! Opozita ka debatuar ashpër me maxhorancën, ndërkohë që në një moment deputeti i PD-së, Flamur Noka ofendoi me termin ‘injorant’ kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ky i fundit kërkoi 10 minuta pushim në seancën plenare, ndërsa pritet që të kërkojë dhe përjashtimi e deputetit Noka në nga Kuvendi. Sakaq, kryeparlamentari Peleshi vendosi që të ndërpresë seancën.
Prej disa ditësh zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë mollë sherri në komisionin e Ligjeve, por dhe në jetën politike në vend.
