Lorenzo Insigne u largua nga Napoli, për të nisur një aventurë të re. Sulmuesi italian zgjodhi të transferohet te MLS amerikane, ku do mbajë të veshur fanellën e Torontos. Në prezantimin e tij lojtari u shpreh i lumtur, teksa tha diçka edhe për skuadrën në të cilën ka qëndruar për vite të tëra.
“Besoj se kam dhënë shumë për Napolin, kam humbur ndeshje apo trofe që më kanë lënduar, por nuk u dorëzova kurrë. Të jem I sinqertë, doja një sfidë të re. Ishte e vështirë, por kjo është jeta ime. Napoli është larg nga këtu, por të them të drejtën ndihem si në shtëpi.
Një zgjedhje jete edhe për fëmijët e mi, shpresoj që ata të kenë një të ardhme të shkëlqyer këtu. Shumë mendojnë se kam ardhur këtu për para, por kjo ishte një zgjedhje kryesisht për familjen dhe fëmijët e mi. Unë nuk jam dakord që këtu nuk luhet futboll i vërtetë, erdha për të ndihmuar klubin të fitojmë trofe” – tha ai.
Saving the best question for last 🥺❤️@Lor_Insigne | #TFCLive pic.twitter.com/3TcWNB5jpv
— Toronto FC (@TorontoFC) June 27, 2022
(BalkanWeb)