Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.

Bëhet e ditur se ngjarja është inskenuar nga Ardit Pepa Kryefamiljar, në bashkëpunim me nipin e tij, të dy tashmë të arrestuar.

Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb